Një tërmet relativisht i fuqishëm është regjistruar në orët e para të së dielës në ishullin grek, Samos. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,8 i shkallës rihter.
Sipas mediave greke tërmeti është regjistruar në orën 07:24 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra e tërmetit ishte ndodhet 32 km në verilindje të ishullit (298 km në lindje të Athinës).
Ndërsa thellësia e tij vlerësohet të ketë qenë të paktën 2 kilometra.