Vijon fluksi udhëtarëve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës.
Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 7475 shtetas dhe kanë dalë 3686.
Ndërkohë në Qafë Thanë, kanë lënë territorin shqiptar 3285 shtetas vend dhe të huaj ndërsa kanë hyrë 4707.
Pavarësisht fluksit, udhëtarët po kalojnë pa shumë vështirësi për shkak të numrit të sporteleve të shtuara në pikën kufitare të Kapshticës.
Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës, një ditë më parë u regjistruan radhë mjetesh, kjo pasi pala greke punonte me personel të reduktuar.