Taulant Balla kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka paralajmëruar se në shtator Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë situatën e deklaratave të Berishës të cilat sipas tije po e përdhosin këtë institucion. Balla e ka quajtur Berishën bashkëpunëtor të komunizmit.
Postimi i Ballës:
📌⏰Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.