-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania e Madhe miraton vaksinën për Omicron

Kryesoret

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar vaksinën ndaj variantit të koronavirusit Omicron.

Sipas zyrtarëve britanikë, vaksina ndaj Omicron është miratuar nga Autoriteti Rregullator në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike Moderna synon dy variante të ndryshme të koronavirusit, virusin origjinal të vitit 2020 dhe variantin Omicron.

Ky version i përditësuar i vaksinës së Covid-10 nga kompania Moderna që synon dy variante të koronavirusit u miratua sot si dozë përforcuese për të rriturit nga Agjencia

Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) pasi u sigurua fillimisht se plotësonte të gjitha standardet e sigurisë për shëndetin e njerëzve.
Vaksina është miratuar për përdorim te njerëzit e moshës 18 vjeç e lart, por MB planifikon të fokusojë programin e saj të vaksinimit përforcues tek personat mbi 50 vjeç dhe grupet vulnerabël.

Moderna i ka përgatitur dozat prej muajsh, kështu që pritet të jenë të disponueshme së shpejti./Financial Times

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit