-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më shau dhe nxori pistoletën,” zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT-së për plagosjen

Kryesoret

Ilirjan Gavellit, punonjësit të IMT-së, i cili u plagos më 12 gusht të këtij viti nga Qani Muça, ka dëshmuar në gjykatë për rrjedhën e ngjarjes.

Gavelli ka shkuar në afërsi të banesës së Muçës pas prishjes së dhe i ka bërë foto siç e kërkon procedura. Muça e ka ofenduar dhe më pas ka nxjerr pistoletën dhe e ka qëlluar. Sipas Gavellit, ai ka qenë në gjendje të dehur.

“Kam shkuar për të zbatuar vendimin për prishjen e banesës së shtetasit Qani Muça dhe kam filluar me prishjen e banesës në orën 08:00 të mëngjesit dhe kemi përfunduar rreth orës 18:30 me prishjen e kësaj banese. Në përfundim të prishjes jam drejtuar për nga brava e banesës për të bërë foto banesës së prishur pasi kështu e kemi si procedurë pune dhe kam vënë re se aty qëndronte dhe shtetasi Qani Muça. Në momentin që kam qenë duke bërë foto, shtetasi Qani Muça me ka sharë duke më thënë; ‘të q…robt’ dhe ka futur dorën në pjesën e pasme të rripit nga prapa dhe ka nxjerrë një armë zjarri pistolete dhe unë instinktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë dy deri në tre metra larg tij. Në momentin që ia kam kapur armën ai ka shprehur dhe kam nderë që plumbi më ka prekur në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të, edhe ai ka qëlluar dhe një herë tjetër. Ka bërë rezistencë, edhe pse erdhën policat e tjerë. Qani Muça ishte në gjendje të dehur dhe vinte era alkool. Unë Qani Muçën e kam takuar vetëm një herë në IMT ku kemi folur normalisht për problemin e tij dhe ku jemi kuptuar dhe me të nuk kam patur asnjë konflikt dhe as një debat.”, është shprehur Gavelli para oficerëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit