-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusisa dhe Koresë së Veriut forcojnë marrëdhëniet

Kryesoret

Rusia ka premtuar të zgjerojë marrëdhëniet e saj dypalëshe “të gjera dhe konstruktive” me Korenë e Veriut, tha Vladimir Putin.

Në letrën që Putin i dërgoi liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un me rastin e Ditës së Çlirimit të festuar nga Pheniani, lideri rus tha se kjo lëvizje ishte në interes të të dy vendeve.

Kim Jong Un tha se miqësia mes Rusisë dhe Koresë së Veriut u forcua në Luftën e Dytë Botërore, me fitoren ndaj Japonisë.

Ai shtoi se bashkëpunimi i tyre vetëm do të rritet dhe forcohet.

Sipas mediave të Koresë së Veriut, Un shtoi se “bashkëpunimi strategjik dhe taktik, si dhe mbështetja dhe solidariteti” midis Moskës dhe Phenianit kanë arritur një nivel të ri, në “frontin e përbashkët kundër kërcënimeve ushtarake dhe provokimeve të forcave armike”.

Edhe pse nuk specifikohet se cilat forca armike nënkuptohen, termi përdoret vazhdimisht në Phenian për t’iu referuar SHBA-së dhe aleatëve të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit