Dy të rinj kanë plagosur me thika pas një konflikti për xhamin e makinës.
23-vjeçari ka goditur A. D., pasi ky i fundit i ka thyer xhamin e makinës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P. Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë“, ka njoftuar policia.