-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vritet piloti më i mirë ukrainas, u dekorua pak ditë më parë nga Zelensky

Kryesoret

Anton Listopad, një prej pilotëve më të mirë ukrainas është vrarë. Ai humbi jetën gjatë luftimeve, duke mos specifikuar vendin se ku ka ndodhur kjo, transmeton Telegrafi.

Listopad ishte shpallur piloti më i mirë ukrainas në vitin 2019, e vitin e kaluar udhëhoqi fluturimin e flotës ukrainase mbi Khreshchatka, në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.

Zelensky i kishte ndarë medaljen për trimëri vetëm pak ditë para vdekjes së tij. E që nga momenti i parë kur forcat ruse filluan pushtimin e Ukrainës, Listopad ishte i angazhuar në mbrojtjen e vendit në kuadër të forcave ajrore.

Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se ai ishte inspirim për shumë pilot tjerë, dhe vdekja e tij vetëm sa do të thellojë vendosmërinë e popullit ukrainas që të kërkojë çlirimin e vendit nga pushtuesit rusë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit