-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Australia dhe Zelanda e Re mohojnë ndalimin e dërgesave të mishit në Kinë

Kryesoret

Para pak ditësh mediat kineze raportuan, se ishte ndaluar dërgimi i mishit nga Australia dhe Zelenada e Re.

Po dy vendet e fundit e mohojnë këtë akuzë duke theksuar se dërgesat po vijojnë normalisht.

Referuar gazetës “Australian Financial Review”, një media kineze kishte raportuar se importet bujqësore, veçanërisht mishi, nga Australia dhe Zelanda e Re mund të pezullohen për shkak të shqetësimeve rreth sëmundjes Afta Epizootike.

“Jemi të vetëdijshëm për thashethemet. Ambasada Australiane në Pekin ka qenë në kontakt me Doganën e Kinës dhe asnjë njoftim zyrtar nuk është lëshuar”, ka bërë me dije një zëdhënës në departamentin australian të bujqësisë.

Steve Ainsworth, drejtor i aksesit në treg në ministrinë e Zelandës së Re për Industritë Primare, ka treguar se eksportet po vazhdonin si normale.

“Kemi kryer hetime me autoritetet kineze, duke përfshirë stafin tonë të ambasadës në Kinë. Këto hetime konfirmojnë se produktet e Zelandës së Re po vazhdojnë të kalojnë përmes kufirit”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit