Dy vëllezër, Fjoralb dhe Arsen Mani janë arrestuar pasi kanë grabitur bizhuteri dhe në sasi parash në një banesë në fshatin Pejkë në Dibër.
Ata dhunuan pronaren e banesës dhe më pas e grabitën. Kjo e fundit arriti të telefononte policinë, e cila bëri të mundur kapjen e tyre.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.” ka njoftuar policia.