Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi sot se qeveria ishte në dijeni që në vitin e kaluar që inceneratori i Fierit ishte një fantazmë. Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj zbardhi shkresat, korrespodencën mes kompanisë së Klodian Zotos në inceneratorin e Fierit dhe ministrisë së Energjisë, ku e njoftonte për përfundimin e punimeve. Por shteti nuk shkonte për të bërë testimet. Përse? Sipas Vasilit, shteti hezitoi pasi e dinte që ishte një fantazmë.
“Deklarohet inceneratori gati për dorëzim, njoftuan se e kanë të përfunduar në që në mars 2021 dhe thotë aman hajdeni mëreni në dorëzim. Ministria nga marsi në qershor, në vend që të merrte për 24 orë, shtyrja e këtij projekti famëzi që është shtyrë tre vite. këta edhe thanë ishin gati dhe dolën që nuk ishin gati. Qeveria ishte më pak e interesuara, pse nuk donte ta merrte në dorëzim këtë që përfundoi që në mars 2021?
Njoftohen edhe me shkrim dhe në fund, kur me demek objekti është dorëzuar, del që nuk është gjëkundi, e tëra është një mashtrim dhe qeveria nuk rri në heshtje pa qëllim. Me gjithë që ka një supervizor, shteti që duhet të ishte i interesuar dhe nuk ndodh asgjë. Cfarë kemi tani atje? Një xhenaze, një gërmallë që po shkoqet. Miliona euro që shkojnë rrugëve” tha Petrit Vasili.