Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me përfaqësuesit e kësaj partie në Vlorë tha se, me krijimin e qeverisë teknike në shtator do të rishikohet çështja e detit grek.
Gjithashtu Meta deklaroi se Lulzim Basha, ka qenë i korruptuar dhe i blerë. Më tej Meta theksoi se çdo ditë në Shqipëri po largohen mijëra të rinj, Evropa ka “hallet e saj”, ndaj duhet të ngrihet populli për të përmbysur pushtetin, vijoi Meta.
“PL kërkon populli të marrë kontrollin. Unë kam besim tek populli ynë dhe tek ju e vlonjatët. Mos prisni të na qajë hallin Europa se kanë hallet e tyre. Kur ngrihet populli të gjithë thonë jemi me popullin. Askush nuk rri pa gjumë për fëmijët tanë. Është detyra jonë të ngremë popullin dhe kjo do të ndodhë. Kur bëra thirrjen e 2 marsit bëra vetëm thirrje në Facebook dhe kisha besim se qytetarët do vinin. Ishte ligji për betimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ata donin të betoheshin tek noterët e privatë tek Lana. Kam besim që gjërat do ndryshojnë shumë më shpejt seç mendoni edhe ju. Janë pjekur faktorët. Ky sistem lufton me anti korrupsion e jo me intriga, me përballje direkt. Ndaj edhe zbardha e aferave do të sjellë tronditje të mëdha shumë shpejt. Të paparashikueshme për këdo që ka parasysh se çka ndodhur këto 9 vite. Përfundimisht edhe bota e ka kuptuar se ç’sharlatan është ky kryeministër”, tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, gjithashtu nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë që drejtonte Monika Kryemadhi.
Teksa përmendi djegien e mandateve në vitin 2019, një qytetar i kujtoi Metës se LSI ndërmori një hap të tillë duke djegur mandatin.
Ish-presidenti tha se ishte turp fakti që LSI dogji mandatet, ndërsa shtoi se vetë qëndroi në zyrë deri më 24 korrik
“I keni djegur ju dhe turp të kenë ata që kanë djegur mandatet PD-LSI. Edhe miku im Petrit Vasili. Unë s’e kam djegur mandatin tim. Porosia ime, të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe zoti Petrit Vasili: në asnjë mënyrë mandatet, është një lojë, është një kurth. Unë se lëshova zyrën time, deri në 24 korrik aty. Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë dhe jo shqipfolës”, tha Meta.