Në takim me strukturat e partisë në Vlorë, Ilir Meta ka vendosur kushte për krijimin e koalicionit në të ardhmen. Meta tha se kusht do të jetë referendumi jo pazaret.
“Vendi është përballë një rreziku, nëse ikin edhe 100-200 mijë shqiptarë do të jetë fatale, që ndalohet kjo duhet të japim besimin se po luftojmë për këta njerëz dhe angazhimi për referendum synon pikërisht këtë. Rivendosje e kontrollit të popullit. Populli e vendosi me referendum në 28 nëntorin e ‘98 por praktikisht ata kanë bërë çdo përpjekje që të kemi një ligj që pamundëson referendumin.
Ky është angazhimi ynë i parë në çdo angazhim e koalicion në të ardhmen. Kushti jonë nuk është marrim kaq apo aq bashki. Kushti ynë është koalicion me ne baraz me referedum”, u shpreh Meta.