Pasditen e sotme, një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shtyllë betoni në Pejë.
Njoftim
“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit”.
“Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”.
“Në vendngjarje janë dalë njësitë kompetente dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.