Eshtë e diel pasdite. Nuk ke asnjë plan. Gjysma e shoqërisë ndodhen me pushime dhe për hir të së vërtetës je e lodhur duke dalë në baret e qytetit. Nga ana tjetër je vetëm në shtëpi dhe ndjen që po mërzitesh pak. Atmosfera ndryshon pas ideve që do të lexoni më poshtë. Nëse ka një ditë që mund t’i bëni, është tani!
1.Si thua sikur të lëvizësh lakuriq nëpër shtëpi?
Eshtë vapë, ti je vetëm në shtëpi. Pse ta privosh veten për t’u bërë njësh me trupin?
2. Përgatit pjatën e preferuar dhe konsumoje mbi shtrat
Nuk do tju thotë askush të mos e bëni e të mos lini thërrime vërdallë. Shijojeni!
3. Spërkatu me çdo locion, krem a vaj që ke në shtëpi
Një maskë për fytyrën, një maskë për flokët, një scub për gjithë trupin e kështu me radhë. Pastaj je menjëherë gati për gjumë.
4. Kërce fiks siç do kërceje kur s’të sheh askush
Je gati për të bërë kërcimin e jetës?
5. Të këndosh duke përdorur furcën si mikrofon
Askush nuk do të kritikojë aftësitë e tua vokale. Në fakt, është për të ardhur keq që s’është dikush për t’ju dëgjuar.
6. Pi një gotë, ose dy, tre…
Nëse të shjon alkooli me shishe, pse jo? Edhe nëse dehesh është e dielë, je në shtëpinë tënde dhe nesër maksimumi do të të duhet një qetësues për kokën.
7. Si thua për ca seriale/telenovela?
E kemi fjalën për ato të vjetrat, që shihje dikur kur kishe 0 mendime dhe shqetësime në jetë përveçse “si do të përfundonte filmi”.
8. Një ëmbëlsirë për darkë?
Të ngrënit e akullores direkt nga tasi i vet: paqe për shpirtin!
9. Hiqni pikat e zeza
E dimë që nuk mund t’i mbani, është e kotë të bëni sikur.
10. Përpiquni të improvizoni lëvizje seksi para pasqyrës
Të paktën në pijen e radhës, do të jesh gati të thyer zemra në banak.
11. Vakti i mesnatës
Në kuzhinë. Në krevat. Në divanë. Ose ku të të dojë qejfi.
12. Provo të realizosh një make-up të ekzagjeruar
Meqë gjatë javës s’e bën kurrë, momenti është sot. Eksperimento se nuk i dihet.