Policët spanjollë filluan të vinin re ndryshimin pak kohë më parë. Nga goditjet e fundit ndaj grupeve të përfshira në grabitjen e shtëpive, kishte gjithnjë e më shumë të arrestuar pa precedentë penalë. Duke analizuar grupet kriminale nga Evropa Lindore përfshirë edhe shqiptarët, hetuesit nga Aparicio theksojnë se vetëm në korrik, Policia ka arrestuar 16 hajdutë të specializuar për banesa në Madrid. Ata theksojnë se mafja që tremb më shumë policinë është pikërisht mafia shqiptare, e cila ka bën një punë hetimore dhe monitoruese dhe ka gjithçka të përgatitur
El Pais shkruan se atyre nuk i intereson nëse jeni në shtëpi apo jo janë profesionistë, dinak, të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe ndjekin tendencat e reja. Një prej tyre është vendosja e një sistemi gjurmimi për viktimat e tyre.
Kështu ata mund të llogarisin deri në milimetër zakonet, kohën që duhet për të udhëtuar. Karakteristika kryesore është bredhja nëpër qytete dhe vende të ndryshme. Sipas raportit vjetor të Unespa, një shoqatë biznesi që bashkon kompanitë e sigurimeve në Spanjë, kostoja mesatare e asaj që hajdutët marrin në çdo shtëpi është 782 euro në rastin e Madridit.
PRECEDENTI
Më 7 maj të këtij viti, Policia e Lezhës, arrestoi drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, arrestim i cili u krye për llogari të Interpol Madridit. Sipas mediave spanjolle, 41-vjeçari dyshohet të jetë përfshirë në disa vjedhje në Spanjë përfshirë edhe vilën e yllit të Real Madridit, Karim Benzama, në shkurt të vitit 2019, periudhë kur Prodani ishte drejtor në Shqipëri.