Zakonet që lidhen me ushqimin janë të vështira për t’u ndryshuar. Megjithatë, nëse e keni zakon të pini ujë me vakte, mjekët ju këshillojnë që ta ndaloni menjëherë këtë. Kur arrin në stomak, ushqimi tretet me ndihmën e lëngjeve gastrike. Megjithatë, ky proces normal i tretjes prishet kur pimë ujë gjatë ngrënies.
Edhe pse një gotë ujë para vaktit është shumë e mirë, nuk rekomandohet të pini shumë gjatë vaktit. Dhe për këtë ka disa arsye. Studime të ndryshme kanë treguar se uji mund të shkaktojë probleme serioze me tretjen, urth dhe madje edhe të përziera. Dhe këto janë disa simptoma të tjera:
Uji vështirëson tretjen
Uji gjatë vakteve hollon lëngjet gastrike, si dhe enzimat që janë të rëndësishme në tretjen e ushqimit. Në këtë mënyrë enzimat “zhduken”, dhe procesi i tretjes bëhet më i vështirë. Nëse ushqimi nuk tretet mirë, mund të shkaktojë dhimbje stomaku madje edhe kapsllëk.
Rrit nivelin e sheqerit në gjak
Pirja e tepërt e ujit me vakte mund të rrisë gjithashtu nivelet e insulinës në gjak, shkruan abcnews.al.
Ndikon në peshën trupore
Marrja e tepërt e ujit në organizëm gjatë vakteve çon në rritjen e peshës trupore, sepse në këtë mënyrë ushqimi i patretur kthehet në yndyrë.
Megjithatë, lind pyetja, si mund t’i rezistoni ujit të pijshëm gjatë një vakti?
– Hani më pak ushqim pikant dhe të nxehtë
– Shmangni kripën
– Përtypni për një kohë të gjatë.