Pavarësisht reshjeve të shiut të këtyre ditëve të fundit vjeshta ende nuk ka ardhur. Përkundrazi ditën e sotme pritet rritje e temperaturave.
Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit.
Këto vranësira në këto zona hera-herës do të jenë deri dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.
Vlen për tu theksuar se gradualisht me kalimin e ditëve pritet rritja e temperaturave si në vlerat minimale dhe veçanërisht ato të mesditës. Ditët më të nxehta parashikohen ajo e enjte dhe e premte dhe temperatura të cilat në mesditë do të prekin vlerat 38-40°C.