Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi rus në qytetin e Kharkivit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov, nëpërmjet një postimi në median Telegram.
Detaje ende nuk janë bërë të ditura mbi sulmin, por në bazë të dëshmive të para, lihet të kuptohet se goditja e rusëve ka qenë shumë e fuqishme.
Lëshimi i raketave mbi Kharkiv vjen disa ditë pasi Ukraina sulmoi një bazë ushtarake në gadishullin e Krimesë, ku disa avionë ushtarakë rusë dhe municione të shumta u neutralizuan.
Po ashtu, Kievi bombardoi disa ditë më parë edhe një urë mbi lumin Dniepro, duke vështirësuar kështu rrugët e kalimit të Rusisë në jug të Ukrainës.
Ndërkaq, detaje të reja priten mbi ngjarjen në Kharkiv, pasi bilanci është thjesht paraprak.