Njeriu më i pasur në tokë ka krijuar edhe një herë kaos dhe bujë në internet me postimet e tij në Twitter.
CEO miliarder i Tesla-s, Elon Musk, postoi në Twitter vonë të martën se po blinte klubin e futbollit Manchester United .“Gjithashtu, unë jam duke blerë Manchester United për të mirëpritur”, u tha Musk 103 milionë ndjekësve të tij në Twitter, pa ofruar asnjë detaj.
Disa orë më vonë dhe pasi u publikuan disa artikuj lajmesh rreth pretendimit të tij të guximshëm Musk sqaroi se e gjitha ishte një shaka.
“Jo, kjo është një shaka e gjatë në Twitter. Unë nuk jam duke blerë asnjë ekip sportiv,” tha ai pasi një përdorues e pyeti nëse ishte serioz për blerjen. I pyetur në lidhje me postimin e Musk në Twitter, një zëdhënës i
Manchester United i tha CNN Business se “ne nuk komentojmë thashethemet dhe spekulimet”.
Sipas Forbes, Manchester United vlen 4.6 miliardë dollarë.