Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Sarandë ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar.
Mësohet se Klodian Bakiaj është qëlluar nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja.
Sherri ka ndodhur pasi Bakiaj ka parkuar makinën para lokalit ku punonte si kamarier Tarja, i cili më pas e ka qëlluar me thikë. Policia njofton se 24-vjeçari nga Laçi është shpallur në kërkim, ndërsa janë marrë në pyetje dhjetëra persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes.