-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 të vrarë/ PD ultimatum Çuçit: Vepro ose largohu

Kryesoret

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu pas tre ngjarjeve me katër të vdekur i kërkon ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi që të shpallë plan veprimi konkret kundër gjakderdhjes ose të japë dorëheqjen.

“Katër jetë janë humbur në harkun e 24 orëve në qytetet e Shqipërisë. Katër të vdekur në vrasje e atentate, që i shtohen një statistike të mynxyrshme të kësaj vere.

Por kur shkon përtej statistikës dhe vetë vrasjeve, kupton se diçka më e thelle e kërcënon Shqipërinë.

Pazotësia, pafuqia, përtacia, paqartësia dhe sidomos inkriminimi i kësaj qeverie në raport me rendin dhe sigurinë.

Shihni Elbasanin, qytetin e Taulantit që kërkon një post, me dy vrasje.

Shihni Vlorën, qytetin ku kryevezir është Edi Rama, me 2 të vrarë lehtësisht, si të ishin një porosi nga menyja e drekës.

Shikoni Ksamilin, një xhep të vogel, që në çdo kohë mund ta mbajnë nën kontroll 2 policë, tek futet në hartën e krimit, pasi policia e Çuçit është gjithkund, por jo aty ku janë problemet.

Partia Demokratike bën thirrje që Policia t’i kthehet detyrës dhe Ministri i Brendshëm të shpallë një plan veprimi konkret kundër gjakderdhjes ose të japë dorëheqjen! 

Ndërkohë që mbështesim dhe vleresojmë punën e qindra uniformave që bëjnë çmos për trafikun, rendin dhe qetësinë, ne besojmë se puna e tyre dhe dashuria për atdheun, falimentohet çdo ditë nga shefat e lidhur me qeverinë dhe krimin.

Është koha që, si dora vrastare e krimit ashtu dhe rënia e lirë në të cilën ka lënë qeveria Rama rendin dhe sigurinë, të ndalen me çdo kusht.

Kur numri i vrasësve “të ikur në drejtim të paditur”, është i barabartë me numrin e të vrarëve, përgjegjës më shumë se bandat, është qeveria” deklaron Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit