Pas një aksioni policor të organizuar, pasditen e së mërkurës janë arrestuar dy grekë, një 52-vjeçar dhe një 29-vjeçar dhe një shqiptar 50-vjeçar, pasi kultivonin kanabis dhe kishin arsenal armësh.
Në kuadër të hetimeve për rastin, në zonën e plantacionit u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej 47 fidanë kanabisi, mjete ujitëse dhe mjete bujqësore, ndërsa pesë pushkë luftarake tip kallashnikov, gjashtë pushkë luftarake të llojeve të ndryshme, gjashtë pushkë gjahu, një revole. U gjetën në shtëpinë dhe kafenenë në pronësi të 52-vjeçarit, dy granata, shtatë detonatorë dhe një fitil me djegie të ngadaltë, tre bajoneta, dy thika, 2961 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, dhjetë karikatorë dhe një shumë prej 1710 euro.