Në takimin sotëm me fermerët kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se, hapja e doganës për eksportet bujqësore do të falimentojë fermat shqiptare.
“Hapja e doganave në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur me 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Në një kohë kur subvencionet aktuale dhe në dekada për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qenë qindra herë më të mëdha se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë” tha Berisha.
Lexo edhe: Berisha takim me fermerët: Zotimi i Ramës për bujqësinë, “100 fermat e Saimir Tahirit me shokë”