Zyra për informim e BE-së ka raportuar se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zgjas edhe një orë më shumë nga sa ishte parashikuar.
“Takimi i nivelit të lartë është ende në vazhdim, ndaj deklarata për media do të shtyhet rreth orës 13:30. Informacione të tjera do të jepen më vonë”, thuhet në njoftim.
Takimi ka nisur nga ora 10:30, por fillimisht Borrell ka takuar ndaras edhe Kurtin edhe Vuçiqin.
Lexo edhe: Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borell: Ka ardhur koha për normalizimim të plotë