Nëse do të kishte drejtësi dhe do të ishte pas hekurave sot do të ishte gjallë. Shpati Lena 37-vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç, i cili është vëllai i Eduard Xhezos aktualisht në burg për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj tre vite më parë pas sherrit për një kalë u ekzekutuan sot tek mbikalimi i Panajas në Vlorë.
Lena i njohur si “Shpati i Vlorës” ishte në kërkim prej tre vitesh për ngjarjen ku u vra biznesmeni, por u kap në mars të këtij viti, por qëndroi vetëm tre ditë në burg dhe u lirua nga gjykata. 37-vjeçari u prangos me 2 të tjerë Ariel Kingjin 21 vjeç dhe Gazmend Alushin 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë.

Por gjyqtarja e Vlorës Arbana Selmanaj vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa “detyrim paraqitje” për Shpati Lenën duke e liruar. Prokuror i dosjes ishte Hyrjet Lamaj.

Pamjet e momentit të arrestimit bënë xhiron e mediave në mars, por operacioni u shfry shumë shpejt.

Edhe pse gjykata e liroi, Lena ruhej duke lëvizur me makinë të blinduar pasi i trembej një hakmarrje për larje hesapesh që e gjeti sot.
