Shqipëria është tronditur pasi brenda 12 orëve u regjistruan tre ngjarje kriminale me katër viktima, mbrëmë në Sarandë e Elbasan dhe sot në Vlorë.
Paraditen e sotme 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Hakim Xhezo që njihej si “Bushi” u ekzekutuan në fshatin Panaja në hyje të qytetit bregdetar nga tre killera, që u zhdukën pa gjurmë.
Autorët qëlluan pa mëshirë mbi dy personat që ndodheshin në makinë. Zbrazja e tre kallashëve e bëri makinën shoshë duke mos u lënë asnjë mundësi reagimi dy viktimave.
Pamjet janë të rënda. Makina është e larë me gjakun e dy të rinjve. Ndërkohë që autorët makinën që përdorën për vrasjen e dogjën në Frakull të Fierit.