-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gabimi që i kushtoi “Bushit” e “Shpatit” dhe hija e “Benit të Çeçesë” që i ndiqte

Kryesoret

Dy të rinj sot u ekzekutuan në hyrje të Vlorës në fshatin Panaja dhe pista kryesore e hetimit lidhet me hakmarrjen.

Viktima janë 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Hakim Xhezo që njihej si “Bushi”. Autorët arritën që të zhdukeshin me shpejtësi duke djegur edhe makinën me provat, tre kallashnikovët që përdorën për vrasjet.

Shpati Lena pas tre vitesh në arrati i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj të njohur si “Beni i Çeçesë” u kap në mars, madje me dy pistoleta, por pak javë më pas u lirua dhe sot u ekzekutua.

Të dy, si Lena dhe Xhezo i frikësoheshin larjes së hesapeve dhe për këtë arsye lëviznin me makinë të blinduar. Por sot, autorët i kanë kapur duke lëvizur me një “Ford” duke i sharruar me breshëri.

Nisur nga fakti që u qëlluan njëkohësisht nga tre kallashnikovë dhe makina u bë shoshë nga plumbat pa mëshirë, tregon se ndjenja e hakmarrjes ka qenë e fortë për t’u siguruar që nuk do të mbeteshin gjallë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit