Kujtim Caushi, 62-vjeç, që u arrestua ditën e sotme nga policia pasi kishte ngritur një depo armësh në zonën e Yrshekut, rezulton një person me precedent penal të mëparshëm.
Caushi është arrestuar në vitin 2017 pasi gjatë një kontrolli që i është ushtruar atë kohë në banesën e tij, është kapur me një armë zjarri pistoletë të tipit ‘Glock’, me një krehër dhe 13 fishekë.
Policia gjatë operacionit ka arrestuar pronarin e magazinës, Kujtim Çaushi, 62-vjeç dhe djali i tij, Erlind Çaushi është shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.