-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ra në kanalin vaditës, ndërron jetë 51-vjeçari në Kurbin

Kryesoret

Një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme, pasi ka rënë në një kanal vaditës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shullaz të Kurbinit .Rrethanat janë ende të paqarta. Fillimisht u raportua për të shtëna me armë.

Policia është në vendngjarje, pritet të zbardhet ngjarja.

Njoftimi i plotë

Kurbin/Informacion paraprak

Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar  për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit