-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rusia po na shantazhon me centralin bërthamor,” Zelensky kërkon ndihmë nga OKB

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres situatën rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Zelensky tha se gjatë takimit, “vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në NPP Zaporizhzhia”.

“Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën. Prandaj, OKB-ja duhet të sigurojë sigurinë e këtij vendi strategjik, çmilitarizimin e tij dhe çlirimin e plotë nga trupat ruse,” vazhdoi ai.

Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimin e territorit të centralit bërthamor dhe të dyja palët kanë paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe bërthamore. Por nuk ka pasur asnjë marrëveshje se si një mision nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike mund të ketë akses të sigurt në termocentral. 

Zelensky tha gjithashtu në Telegram se ai dhe Guterres “ranë dakord të vazhdojnë koordinimin e zbatimit të iniciativës së grurit. Ne diskutuam gjithashtu drejtimet e mundshme të zhvillimit të saj, çështjen e dëbimit të paligjshëm dhe të detyruar të ukrainasve, lirimin e personelit tonë ushtarak dhe mjekëve nga robëri.”

OKB-ja ende nuk ka komentuar mbi takimin. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit