-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia ja “pason” fajin Kurtit: Ne luftuam për paqe dhe stabilitet

Kryesoret

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, pas rundit të dytë të bisedimeve Kosovë-Serbi, deklaroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbetet ende në Bruksel.

Petkoviq tha se s’ka gjetje të kompromisit dhe për këtë u mundua që ta lë fajtore palën kosovare.  

“Ne menduam se ishte e mundur të arrihet një kompromis. Askush nga delegacioni ynë nuk do të flasë sot,” u tha Petkoviq gazetarëve, duke deklaruar se delegacioni serb “luftoi për paqe, stabilitet dhe zgjidhje kompromisi”.

Siç raporton mediumi publik serb, Vuçiç do të qëndrojë edhe për një kohë në Bruksel.

Po ashtu, Vuçiq ka caktuar një takim nga Brukseli me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, i cili pritet të mbahet të dielën në ora 11:00 në Pallatin “Serbia”, siç raportuan mediat serbe./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit