Mbrëmjen e djeshme Saranda është tronditur nga një vrasje për një vend parkim, dy vëllezër qëlluan me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj i cili më pas ndërroi jetë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe kreu e Partisë Demokratike Sali Berisha i cili me anë të një postimi në facebook i shpreh ngushëllime familjes dhe thekson dhe një herë se rendi është vendosur në duart e krimit.
Postimi i Berishës:
Rendi në duart e krimit. Kamarieri i merr jetën klientit për një parkim.
Krim i shëmtuar në Sarandë!
Të dashur miq, kamarieri kriminel i lokalit e therr me thikë qytetarin 41 vjeçar se parkoi makinën para lokalit të tij.
Ngushellime të ndjera familjes së viktimës, dënim me ashpërsinë më të madhe vrasësit. sb