Detaje të reja janë mësuar nga krimi i ndodhur këtë të enjte në Panaja të Vlorës, ku raportohet se një person është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se një automjet është qëlluar teksa ishte duke lëvizur. Pas të shtënave, pranë mbikalimit të Panajasë, makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur. Kjo është vrasja e tretë brenda 15 orëve në vend.