Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po përballet me një mocioni mosbesimi.
Më herët ai u shpreh se do ti binden çdo vendimi që do të marrë parlamenti. Gjithashtu ai theksoi se kurrë nuk ka mashtruar askënd dhe që në fillim është shprehur se do ta firmoste marrëveshjen me Kishën Serbe.
Unë nuk kam mashtruar askënd për asgjë, ju thashë se do të nënshkruhet Marrëveshja Themelore. Është e lehtë për t’u manipuluar, e shoh se këtu ka një marrëveshje që të shmanget Marrëveshja Themelore. Cila OJQ dhe cili institucion ka qenë i përfshirë në kohën e marrëveshjes, është nënshkruar me kishën katolike, bashkësinë islame dhe komunitetin hebre?
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.