E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s është gjithmonë shumë e përfolur në merkato, ndoshta edhe më shumë se duhet. Pas lamtumirës nga Juventus-i, portugezi është kthyer te Manchester United, por problemet nuk kanë mbaruar, përkundrazi.
Që në fundin e sezonit të kaluar, zërat janë shtuar ndjeshëm: ish-ylli i Real Madrid ka dëshirë të luajë në Champions League dhe nuk ka kohë për të humbur.
Prej këtu kanë ardhur zërat për largimin e mundshëm të CR7 që vazhdojnë edhe sot. Në fakt, portugezi duket se iu është ofruar të gjithë klubeve të mëdha të Europës.
Dhe nuk është se nuk pëlqehet, por rroga 23 milionë euro për një 37-vjeçar nuk është e pranueshme për pjesën më të madhe të klubeve.
Tani, nën regjinë e Jorge Mendes, mund të realizohet një kthim romantik dhe që do të pëlqehej shumë veçanërisht nga mamaja e pesë herë Topit të Artë.
Në ditët e fundit të merkato mund të dalë në skenë skuadra e Sporting, aty ku gjithçka ka filluar për Cristiano Ronaldo-n.
Siç ka bërë të ditur Mirror, super meanxheri i CR7 sapo ka mbyllur transferimin e Matheus Nunes tek Wolves për 50 milionë euro. Një shifër që Sporting mund ta investojë pikërisht për CR7.
Klubi portugez është ofruar ta marrë Ronaldo-n me kosto zero. Një opsion që mund të konkretizohet në ditët e fundit të merkatos të verës.