-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, Meta: Gjeni zgjidhje dhe ktheni sigurinë tek të rinjtë

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Meta është shprehur se respektimi i frymës evropiane është e vetmia mënyrë që të bëhet i mundur zgjidhja e ngërçit dhe të gjendet gjuha e përbashkët. Sipas tij më e rëndësishmja është njohja reciproke e dy shteteve.

Po ashtu ai ka shtuar se duhet të gjejnë zgjidhje për të rinjtë, në mënyrë që të sigurojnë paqen dhe qetësinë.

Postimi i plotë i Metës

Partia e Lirisë i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e fundit të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE, duke besuar gjithmonë se nëpërmjet dialogut, bisedimeve dhe respektimit të frymës dhe vlerave europiane mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme, në thelb të së cilës duhet të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve.

Partia e Lirisë vlerëson angazhimin e SHBA dhe BE për një çështje kaq të rëndësishme për rajonin tonë dhe për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Partia e Lirisë nxit të gjithë aktorët të angazhohen në të gjitha mënyrat për realizimin e të ardhmes tonë europiane.

Sfida e të gjithë rajonit tonë është rikthimi i besimit të rinisë, për të qëndruar dhe ndërtuar shtete funksionale, në një rajon që jeton në paqe, prosperitet dhe të integruar tërësisht në familjen europiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit