Edhe mediat kroate kanë dhënë version e tyre ditën e djeshme për takimin Kurti -Vuçiç ditën e djeshme në Bruksel.
Sipas Vecernji list, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar çdo propozim të bërë nga Presidenti serb gjatë takimit.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas një viti janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa si ndërmjetësues kanë pasur shefin për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borell, por nuk i kanë relaksuar aspak raportet e tensionuara ndërmjet dy shteteve” shkruan Jutarnji list në artikullin me titull “Kurti e refuzoi, Vuçiç u paralajmëroi lajme të këqija serbëve për Kosovën”.