-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flakët i rrethojnë vilën luksoze, Giorgio Armani shpëton turistët

Kryesoret

Stilisti i famshëm, Giorgio Armani, ndihmoi autoritetet italiane në shpëtimin e dhjetëra turistëve, pasi flakët rrethuan vilën e tij luksoze në ishullin Pantelleria pranë Sicilisë.

Miliarderi 88-vjeçar kishte ftuar në shtëpinë e tij buzë detit miq të shumtë dhe teksa të gjithë po shijonin një aperitiv, të pranishmit panë re tymi që afroheshin nga një mal aty pranë. Armani u tha të ftuarve se duhet të largoheshin menjëherë dhe pasi i hipi të gjithë në varkat e tij, njoftoi karabinierët dhe zjarrfikësit.

Më pas ai nisi të lundronte rreth ishullit që ndodhet mes Sicilisë dhe Tunizisë, duke njoftuar edhe turistët e tjerë që duhet të largoheshin. Roja Bregdetare italiane tha se ishin evakuuar rreth 30 turistë me varka.

AFP citoi një zëdhënës të stilistit që tha se flakët kishin mbërritur pranë banesës së Armanit, por nuk e kishin dëmtuar. Kryebashkiaku i Pantellerias, Vincenzo Campo, tha se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, për këtë kanë nisur hetimet.

Zjarret janë ndihmuar këtë verë nga thatësira e madhe që ka përfshirë Europën. Deri tani, në Spanjë janë djegur më shumë se 700 mijë hektarë, ndërsa në Portugali 26 mijë hektarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit