Shpati Lena 37-vjeç që u ekzekutua në ditën e lindjes është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ai u vra paraditen e djeshme së bashku me Hakim Xhezon.
Të dy ishin nisur për të shkuar në burgun e Lushnjes për të takuar Eduart Xhezon (vëllanë e Hakimit) të dënuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj tre vite më parë.
Por në fshatin Panaja ndodhi ajo që i trembeshin, pritës dhe plumbave me breshëri që u morën jetën në vend. Autorët dogjën makinën dhe u zhdukën.
Ende nuk ka asnjë gjurmë. Mbi 20 janë të shoqëruarit dhe kontrollet kanë qenë të shumta, por nuk ka pasur asnjë rezultat.
Shkak i vrasjes dyshohet hasmëria për vrasjen e Arben Beqirajt pas sherrit për një kalë. Ai u vra nga vëllai i Hakim Xhezos, që ndodhet në burg dhe Lena ishte i akuzuar si i përfshirë, por gjykata e liroi pas kërkesës së prokurorit.