-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë, 3 raste dhune në familje brenda 24 orëve

Kryesoret

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 3 raste dhune në familje. Nga raportet e policisë mësohet se rastet për dhunë psiqike e fizike janë raportuar në Prishtinë dhe Prizren.

Prishtinë 17.08.2022 – 21:30. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin më herët kishte bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në  lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 18.08.2022 – 02:00. Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar  me të cilën bashkëjeton qe disa vite vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 16.08.2022 – 18:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i saj) e ka kanosur duke ushtuar dhunë psikike ndaj saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit