Shishja më e shtrenjtë e uiskit në botë u shit në Londër për 1,53 milionë dollarë, duke thyer rekordin e vendosur vetëm një muaj më parë, kur një shishe e ngjashme e prodhuar në vitin 1926 u shit për 1,1 milionë dollarë në Edinburg.
Uiski i kompanisë Macallan 1926 është futur në shishe në vitin 1986 pasi kishte kaluar gjashtë dekada duke u maturuar në një fuçi druri në distilerinë “The Macallan” në verilindje të Skocisë.
Për kompozimin e shishes u punësuan tre artistë: Peter Blake – i njohur si disenjatori i kopertinës së albumit të The Beatles “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, piktori italian Valerio Adami dhe artisti irlandez Michael Dillon.
Tim Triptree, drejtori ndërkombëtar për verërat në shtëpinë e ankandeve “Christie”, tha: “Edhe drejtuesit e kompanisë Macallan nuk ishin shumë të sigurt që kjo shishe ekzistonte, për herë të fundit ishte parë në Londër në vitin 1999. Kjo është praktikisht shishja më e mirë e prodhuar në shekullin XX”.