-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët, me gomone në Britani, mediat angleze: Rekrutohen në fermat e kanabisit

Kryesoret

Më shumë se 5 mijë shqiptarë kanë kaluar me gomone për në Angli deri më tani që nga fillimi i këtij viti.

Sipas mediave angleze, baronët e drogës po dërgojnë për në Angli persona pa precedentë penalë për t’i përfshirë më pas në bandat e krimit të organizuar në Britani. Mediat angleze shkruajnë më tej se dyshohet që emigrantët pa precedentë kriminalë po përfshihen në bandat e trafikut të drogës në mënyrë që të shlyejnë borxhet e bosëve të drogës. Shifrat zyrtare tregojnë se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh që shprehen se kanë rënë pre e trafikimit të qenieve njerëzore në kërkesat e tyre për azil. Kontrabandistët po trafikojnë emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe me jahte luksoze. Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga “Priti Patel” në korrik 2021, ka çuar në një rritje të numrit të kriminelëve të kthyer për në Shqipëri. Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.

DEPORTIMET

Bandat dhe krimi i kryer nga shtetasit e huaj është kthyer në një problem vërtetë shqetësues për Britaninë. Qeveria britanike, i është drejtuar me një paralajmërim urgjent bandave, shumica prej tyre falë statistikave të bëra publike së fundmi, zbulohet se janë shqiptarë.

Qeveria tha se nuk do të pushojë derisa kriminelët e huaj të rrezikshëm dhe shkelësit e imigracionit të largohen, pasi kjo do t’i bënte rrugët e vendit më të sigurta. Statistikat e Home Office raportuan sot se 1.741 emigrantë të paligjshëm janë larguar nga Britania e Madhe që nga fillimi i vitit, përfshirë 487 shqiptarë. Mes të larguarve janë persona të dënuar për përdhunim, krime seksuale, sulm të pahijshëm ndaj një të mituri, vdekje nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit, trafikim, grabitje, vjedhje, dhunë etj.

Qeveria theksoi se një individ shqiptar i deportuar ishte dënuar me tre vjet burgim për tentativë për t’u përfshirë në komunikim seksual me një të mitur.

Përpjekjet ishin pjesë e “Planit të Ri për Emigracionin” të Qeverisë. Sekretarja e Brendshme Priti Patel theksoi se ky është vetëm fillimi.

“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenare që kemi hequr pothuajse 1000 shkelës të shtetasve të huaj shqiptarë dhe shkelës të imigracionit këtë vit deri më tani, përfshirë disa që kaluan kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Dua të jem i qartë edhe pse ky është vetëm fillimi. Kam ngarkuar ekipet e Home Office të ripërtërijnë ndjekjen e kriminelëve të rrezikshëm që shkatërrojnë jetë dhe komunitete”, u shpreh ajo.

POROSIA

Dy të rinj kanë testuar rrugën e postës për të realizuar trafikun e drogës nga Anglia. Një mekanizëm i njohur në fakt, por Prokuroria ka kërkuar që ta lejojë vijimin e të gjithë sipërmarrjes nga ana e të rinjve. Pasi lënda narkotike ka mbërritur në qendrën e postës, për adresë është dhënë një vend në Durrës ku pritës ka qenë njëri nga djemtë e rinj. Ai ka marrë taksi në Durrës pasi ka marrë porosinë dhe është nisur në drejtim të Tiranës për të takuar shokun e tij dhe për të besuar se ia kanë hedhur. Por janë arrestuar. Detajet janë dhënë nga Policia dhe Prokuroria, të cilat kanë shpjeguar edhe itinerarin që ka ndjekur droga në zarf.

Dy 18-vjeçarë janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se sillnin lëndë narkotike me postë, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 2”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit