Zyrtarët e sigurisë në Somali kanë deklaruar se 10 persona janë vrarë pasi militantët e al-Shabab sulmuan një hotel në kryeqytetet.
Policia tha se sulmuesit shpërthyen dy eksplozivë jashtë hotelit përpara se të hynin në ndërtesë dhe të hapnin zjarr.
Ata u raportuan se ishin të izoluar në katin e fundit të hotelit disa orë pasi filloi sulmi.
Një njësi speciale e policisë thuhet se ka shpëtuar dhjetëra të ftuar dhe staf nga hoteli.
“Forcat e sigurisë po vijojnë të neutralizojnë terroristët të cilët janë rrethuar brenda një dhome në ndërtesën e hotelit. Shumica e njerëzve u shpëtuan, por të paktën tetë civilë u konfirmuan të vdekur deri më tani”, tha një zyrtar, Mohamed Abdikadir.
Më herët, një faqe interneti e lidhur me al-Shabab tha se një grup militantësh kishin “hyrë me forcë” në hotel dhe “po kryenin të shtëna të rastësishme”.
Në një deklaratë, grupi islamik pretendoi se kishte nën kontroll kompleksin.
Thuhet se hoteli është një vend i njohur për t’u takuar punonjësit e qeverisë federale.