Një aksident i rëndë ka ndodhur në askin rrugor Milot-Tuneli i Kalimashit, rreth orës 02:30, nga ku kanë humbur jetën 2 të rinj nga Tirana dhe është plagosur shoferi 35-vjeç.
Fatkeqësisht dy pasagjerët Denis Gjeta dhe Marius Çeça nuk kanë mundur t’i mbijetojnë përplasjes, ndërsa shoferi i automjetit Marsel Busho është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mirditë / Informacion paraprak
Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.