Gjykata e Sarandës vendosi sot burg pa afat për dy vëllezërit, Xhoi Tarja dhe Xhanelo Tarja me akuzën e vrasjes me thikë të Klodian Bakiajt nga Tepelena pak ditë më parë pas sherrit për parkimin.
Të rinjtë, të penduar dhe me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur.
Për Genci Ahmetin, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor masa “arrest me burg” me afat një muaj me akuzën “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ahmeti është kunati i dy vëllezërve nga Laçi që kishte marrë në punë në hotel në muajt e verës.