Dy ditë më parë në Kodër Mëzez u zbulua një bazë armatimesh që dyshohet se furnizonte killerat në Tiranë dhe jo vetëm për ngjarje kriminale. Në pranga ra Kujtim Çaushi dhe djali i tij Erlind Çaushi u shpall në kërkim, pasi akuzohen si personat përgjegjës për sasinë e armatimit.
Kujtim Çaushi rezulton të jetë daja i Elton Deliut, i ekzekutuar në dhjetor 2008 në Tiranë së bashku me nënën e tij, Flutura Deliu. Kujtim Çaushi ka qenë i dënuar më parë për një pistoletë tip “Glock” dhe 13 fishekë.
Në bazë policinë e çoi një informacion në rrugë operative. Në magazinë u gjetën dhe sekuestruan armë të llojeve të ndryshme, mes tyre edhe snajper.
U sekuestruan;
1 automatik
1 snajper me dylbi
2 mitralozë
2 silenciatorë
2 granata hedhesë të lehta kundratank
9 granata të tjera të llojeve të ndryshme
Sasi e konsiderueshme municioni luftarak
3 automjete, njëri prej tyre i blinduar
3 motomjete pa targa
1 mjet lundrues “Jet ski”
4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
2 fenelina policie
1 paruke