Nikoll Sherrniku dhe bashkëpunoja e tij Flutura Berisha, janë lënë në arrest me burg, pasi dyshohej se do kryenin vrasje. Në makinën e tyre u gjendën kallashnikovë, nga ku Berisha ka tentuar që ti fshehë. Sherrniku në vitin 2020 ka qenë i implikuar në vrasjen e Xhulio Prelës.
Nikoll Sherrniku, dyshohet si i përfshirë në grupin e Ervis Martinajt, ndërsa ishte edhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës.
Ky parandalim i atentatit erdhi pas një sërë ngjarjesh kriminale në Lezhë, nga ku dyshohet se janë ekzekutuar anëtarë të bandës së Ervis Martinajt. Vrasja mund të ndodhte për arsye hakmarrje.