Sana Marin është një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit në mediat botërore për shkak të videove të sajat që u bënë virale në rrjet. Por kush është politikania finlandeze që nuk ka frikë të tregojë se është një person i thjeshtë edhe nëse mban titullin e kryeministres së një vendi.
Ai ka lindur më 16 nëntor 1985 në Helsinki, ndërsa shtëpia që e ka njohur si të tillë deri në moshën 7-vjeçare ka qenë në lagjen Vesala. Nëna e saj la burrin alkoolik dhe u transferua në një qytet tjetër, Tampere, aty ku u rrit nga dy nëna, pasi nëna e saj u martua me një grua.
Fëmijëria e saj nuk ishte e shtruar me petale trëndafili, shkruan Protothema. Nuk ishin të pakta rastet kur në shkollë përjetonte refuzim për shkak se kishte prindër të dy personave të së njëjtës gjini. Paratë e para i fitoi në moshën 15-vjeçare kur punonte në një furrë buke, ndërsa shpërndante edhe fletëpalosje pas shkollës për të ndihmuar familjen.
Kur e kuptoi se vetëm nëpërmjet dijes mund të arrinte atë që besonte se meritonte, ajo kërkoi me forcë që mësuesit t’i jepnin rëndësinë e duhur. “Më mëso më mirë finlandishten”, kishte kërkuar urgjentisht nga një filolog, siç e kujton vetë.