“Sunny Hill Festival” ka zbuluar se dyshja Lyrical Son dhe Mc Kresha do të performojnë në Tiranë.
Po ashtu pjesë e këtij festivali do të jetë edhe këngëtari i mirënjohur Ledri. Të tre artistët kanë qenë pjesëmarrës edhe në netët e zhvilluara në Kosovë.
Por energjia e tyre duke se nuk do t’i mungojë as Tiranës. Më herët listës i është shtuar një prej emrave më të pëlqyer të muzikës “underground” në Britaninë e Madhe, Stormzy.
Rap artisti 29-vjeçar, Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr., i njohur në art si Stormzy, rrallëherë performon në festivale muzikore.
Megjithatë, duket se këtë herë, nuk ka mundur ta refuzojë ftesën e Sunny Hill Tirana, duke u kthyer kështu në një prej artistëve më të shumëpritur në “lineup”.
I njohur ndërkombëtarisht për hite si “Vossi Bop” apo “Shut Up”, ai ka qenë nën prozhektorët e skenave britanike për dhjetë vitet e fundit, që kur e filloi edhe karrierën e tij.